Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në një presion të paparë, kur kanë mbetur edhe dy ditë derisa të japë vendimin për dekretin e dërguar nga presidentin Hashim Thaçi me mandatar Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka deklaruar hapur se nuk pranon një vendim që lejon formimin e qeverisë së re, është ndër partitë që po bën presion ndaj Kushtetueses.
Së fundmi gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese me emrin Selvete Gërxhaliu Krasniqi është ofenduar seksualisht në grupin më të madh të simpatizantëve e deputetëve të Vetëvendosjes #meKryeministrin në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Simpatizanti Rudi Tafa Hoti duke bashkuar dy fotografi të gjyqtares ka shkruar se “Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese nga LDK!” duke i përmendur të kaluarën politike të saj.
Ai i ka përmendur asaj numrin 69 që e kishte pasur si kandidate për deputete, një numër që është përdorur vazhdimisht me nënkuptime seksuale e fyese nga simpatizantët e të gjitha partive.
Ky person kaporositur simpatizantët e tjerë të kësaj partie që të mos presin vendim të hairit nga Gjykata Kushtetuese. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.