×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca bashkë me anëtarë të VV-së, protestën e nesërme e quajnë vetëm “nxemje”

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 16:56

    Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nesër do të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.


    Kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona, kurse siç kanë thënë nga VV protesta do të vëzhgohet nga 200 aktivistë të saj.

    E në zyret e Vetëvendosjes përgatitjet për organizimin e nesërm tashmë po bëhen. Ata kanë paralajmëruar një të enjte të nxehtë, shkruan Reporteri.

    Në një fotografi të publikuar nga ish-kandidati për deputet në LVV,  Valdrin Ahmeti, shihet ministri në Detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë dhe disa anëtarë tjerë të kësaj partie.

    “Te enjtet janë njëfarë nxemje ne Prishtine ?”, ka shkruar Ahmeti.

    Kujtojmë se protesta e VV-së ndërlidhet me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, që do t’i jepte të drejtë LDK-së për formimin e qeverisë, e që VV po kërkon me ngulm që të shkohet në zgjedhje të reja. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/valdrinahmeti.v/posts/10158332932813541

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!