×
  • Lajme
  • Botë

    Francë: Kompania e sigurimit do paguajë restoranteve dëmet e dy muajve izolim

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 17:38

    Një gjykatë franceze ka urdhëruar kompaninë e sigurimit të paguajë restorantet për dëmet që u janë shkaktuar nga mbyllja dymujore e aktiviteteve për shkak të Covid-19. Ky precedent do përdoret edhe nga bizneset në Britani dhe SHBA.


    Një kompani sigurimi në Francë ka humbur betejën ligjore me pronarët e restoranteve, dhe do duhet t’i kompensojë ata për dëmet financiare të pandemisë.

    Gjykata në kryeqytetin francez vendosi të martën se kompania shumëkombëshe “AXA” duhet t’u paguajë pronarëve të restorantëve pasojat financiare për dy muaj ndërprerjeje të aktivitetit prej koronavirusit.

    Pala e paditur ishte përpjekur të mbrohej me argumentin se në kontratat me klientët nuk flitej për kompensime në kushtet e krizave shëndetësore.

    Çështja do të apelohet, ndërsa paditësi, Stephane Manigold, pronar i katër restoranteve në Paris, ka përfituar paraprakisht 50 mijë euro dëmshpërblim nga gjykata.

    I emocionuar ai thotë se është kontaktuar nga jashtë shtetit për detajet e padisë pasi ajo mund të shërbejë si precedent për gjykatat e shteteve të tjera ku operon aktualisht kompania.

    “AXA mori masa të tepruara, të pabesueshme për të na shkatërruar, për të na mbytur në kulmin e asfiksisë, të cunamit ekonomik dhe social. Tani në kohë rrebeshi unë pres nga kompania ime e sigurimit të më japë hua një çadër dhe jo të ma fshehë atë. Kjo fitore është për pronarët e bizneseve të vogla dhe punonjësit.”

    Kompanitë e sigurimit në Francë kanë thënë se do disbursojë ndihma për bizneset që kanë ndërprerë aktivitetin nëse kjo parashikohet në kontratë.

    Sipas tyre, nëse kjo do realizohej për çdo biznes pa dallim, kompensimet do arrinin 20 miliardë euro çdo muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!