Naser Rugova nga LDK thotë se protesta e LVV’së paraqet rrezik për shëndetin publik.
“Kjo është anarki, kjo paraqet rrezik për shëndetin publik. Ky veprim politik është i papërgjegjshëm dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve ne jemi në kohë pandemie dhe kjo nuk përkon me rekomandimet e Institutit të shëndetit publik. Kjo protestë edhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Naser Rugova në emisionin Frontal në T7.
Rugova ka thënë se duhet të mos rrezikohet shëndeti publik e as të mos prishet imazhi i vendit.
“LDK nuk oshtë patericë e askujt e aq me pak e Thaçit. Kjo është propagandë e mendësisë majtiste të kuqe. Ne nuk merremi as me Albin Kurtin e as me Hashim Thacin të cilët për protagonizëm po e mbysin imazhin e vendit. Ne duhet të marrim masa konkrete me vizion të qartë dhe ta ngritim reputacionin e shkatërruar që ia bëri kjo qeveri. LDK kurrë nuk iu nënshtrohet presioneve konfrom statutit të partisë. Ne i dërgojmë mesazh të qartë Albin Kurtit, Hashim Thacit, openionistëve dhe qarqeve mediale se LDK nuk mund të rrëzohet. Ne do të rindërtojmë këtë shtet që Albin Kurti e shkatërroj për 50 ditë”, ka thënë Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.