Pas konfirmimit të 21 rasteve të reja me koronavirus, ku 13 prej të infektuarve ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT, qytetarët vazhdojnë të veprojnë sipas rregullave të vendosura.
Në fotot e publikuara dallohet se pacientët respektojnë distancën sociale, duke qëndruar në radhë dhe të pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza.
Insituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar në 24 orët e fundit 21 të prekur me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin total të të prekurve.
Edhe pse janë lehtësuar masat, të gjithë qytetarët duhet t’i respektojnë me përpikëri rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.