×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i sigurt: Kushtetuesja do të vendos në favor të dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 21:08

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shfaqur pritjet e tij rreth vendimit final që do të sjellë Gjykata Kushtetueses për emrin e mandatarit.


    Ish-kryeministri Haradinaj tha se beson që Kushtetuesja do t’i japë përkrahje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti, pasi sipas tij, tashmë janë konsumuar mundësitë që kjo mundësi t’i jepet Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë.

    “Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qartë që pas mocionit të mos besimit ka kërkuar shkuarje në zgjedhje të reja dhe si e tillë nuk ka krijuar mundësi për të ofruar mandatar”, ka thënë Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova,

    Ai ka thënë se menjëherë pas vendimit të Kushtetueses duhet formuar Qeveria Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!