Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje do t’i falin vetëm servilët.
Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, i ka fyer vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se qasje majtiste e tij është pro-sllave.
I pari i AAK-së pyeti se pse vetëm Albin Kurti, dha intervistë nga Burgu i Serbisë?
“Qasja majtiste e Kurtit është pro-sllave. I vetmi zotëri Kurti ka dhënë intervistë nga Burgu në Serbi. Ai ka mundur të përfaqësoj UÇK-në nga Prishtina. I kanë rrah shumë figura, e kanë mbytur Fehmi Aganin pa qenë UÇK. Pse me marrë zëdhënësin e UÇK-së edhe me dalë në intervistë”.
“Pra, edhe këshilltar i tij i ka fyer vlerat e luftës. A del ndonjë këshilltar i Angela Merkelit të flasë në emër personal të tij? A ka mundur që Adem Demaçi të japë intervistë në burg, a ka mundur të japë intervistë Ukshin Hoti? Cili nga armiqtë e Serbisë ka dhënë intervistë. Intervista mund të jetë edhe rastësi, por si ka mundësi të i ndodhë atij që ashtu të dalë edhe të japë intervistë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.