×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët nga sot mund të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit deri në 21:00 në mbëmje

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 8:10

    Nga dita e sotme qytetarët e Kosovës do të kenë orar të ri të qarkullimit si pjesë e masave më të reja lehtësuese.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

    Nga sot do të hapen xhamitë dhe kishat, derisa qytetarët do të lëvizin pa kufizime nga ora 5:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.

    Në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, ndërsa nga 1 qershori do të ketë lehtësime të tjera që ndikojnë në mbarëvajtjen e bizneseve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!