Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti janë duke zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura për media.
Kurti është i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Vizita e Kurtit në komunën e Prishtinës, vjen pas disa vizitave të tjera të realizuara në komuna të Kosovës, për të parë nga afër menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.
Ky takim vjen pas një kohe të gjatë mes tyre. Ahmeti kishte fituar zgjedhjet si kandidat i VV-së për kryeqytetin, mirëpo që pas ndarjes së këtij subjekti, i njëjti kishte kaluar në fraksionin tjetër që kishte formuar PSD-në.
Që nga ajo kohë, Ahmeti e Kurti nuk ishin takuar më, teksa kishin pasur përplasje mes vete nga distanca.
Kurti dhe Ahmeti pas takimit, pritet të prononcohen edhe për media. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.