×
  • Lajme
  • Botë

    Japonia kërkon turistë, një në tre net në hotel do të jetë falas

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 11:34

    Janë të shumta vendet që ka kaluar piku i pandemisë së COVID-19 dhe që po mendojnë për muajt e verës të cilët po afrojnë, në tentativën për ta shpëtuar sadopak sezonin turistik ndonse tashmë është i cunguar.


    Japonia është një nga vendet që ka kaluar tashmë valën e pandemisë me gjithsjes 16,500 të prekur dhe 783 viktima. Vendi aziatik sapo ka dalë nga gjendja e emergjencës dhe mendon të hapë sezonin veror në fillim të korrikut, përcjellë Reporteri.net.

    Për të tërhequr turistë nga e gjithë bota, Japonia ka planifikuar një paketë ndihmash për sektorin e turizmit me rreth 10.5 miliardë euro.

    Një nga propozimet më interesante për turistët që do të mund të arrijnë shtetin ishullor këtë verë do të jetë fushata e uljeve të çmimeve, që sipas agjencive të turizmit do të përgjysmojë kostot e udhëtimit dhe ndenjes në atë vend.

    Një në tre net në hotel do të jetë falas ashtu si pjesa më e madhe e muzeve dhe parqeve dhe pjese e kosotove të transportit hekurudhor i cili është më i shpejti dhe më komodi.

    Për fatlumët, kjo periudhë mund të jetë një peridhë e papërsëritshme për të shijuar pa fluksin e zakonshëm dhe me kosto të përballueshme bukuritë e një vendi unik.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!