×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia thotë se për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 12:01

    Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media në qendrën e administratës së QKUK-së.


    Ministri Vitia është përgjigjur lidhur me hapjen e kufijve tokësorë përkatësisht, hapjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se janë në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe për këtë çështje do të njoftohen të gjithë pas datës 1 qershor kur edhe fillon faza e tretë e masave, shkruan Reporteri.net.

    “Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me IKSHPK-në, dhe të gjitha rekomandimet siç e keni parë i kemi marrur masat, jemi në përgatitje të shumë vendimeve të tjera që do të merren  nga data 1 qershor dhe në momentin që do të merret vendimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Vitia në konferencën për media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!