Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.
Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen Policia dhe Zjarrfikësit, duke gjetur trupin e pajetë.
Gazeta ka konfirmuar rastin në Polici, duke marrë vesh që viktima është një 66 vjeçar që quhet Shemsedin Miftari.
“Mund të konfirmojmë se është gjetur një person pa shenja jete. Ai është gjetur në një objekt apo shtëpi të pabanume. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një person i cili dje është raportuar si i zhdukur nga familajrët”, ka thënë edhe zëdhënësi Avni Zahiti për media.
Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo dihet se dje familjarët e kishin lajmëruar të zhdukur./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.