Po vazhdon riatdhesimi i shtetasve kosovarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë CODVID-19.
E, 7 qytetarë janë kthyer në Kosovë nga Australia.
Këtë e ka bërë ditur përmes një njoftimi Ambasada e Kosovës në Kanberë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë në bashkërendim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern kemi realizuar riatdhesimin e shtatë shtetasve kosovarë të cilët i pati zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.
Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 30 i këtij muaji do të hiqet karantina, derisa personat që kthehen do të vetëizolohen./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.