×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Aviacionit Civil padit Qeverinë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 14:40

    Eset Berisha, ish-derjtor i Aviacionit Civil të Kosovës i cili nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit në janar të këtij viti në Berlin ka paditur qeverinë për shkarkimin që i kanë bërë nga pozita.


    Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se shkarkimin e tij e ka kundërshtuar me një padi prej 40 paragrafe, ku me fakte e dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente, tregohet se është shkarkuar jashtëligjshëm, shkruan Reporteri.net.

    Ai thotë se do të zbulohet e vërteta për të gjitha deklarimet e rrejshme, manipulimin me prova dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të gjithë ata që i kryen këto vepra do të përballen me ligjin.

    Postimi i Berishës:

    shkruar se siç e quan vendimin e natës me këshillë juridike në dispozitiv!!! dhe me “arsyetim” të Haki Abazit të shkruar në 14 faqe, deklarime të rrejshme, konstatime të njëanshme, manipulim me prova, e kam kundërshtuar me një padi dite në 40 paragrafe, fakte, dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente.

    Do të zbulohet e vërteta për të gjitha deklarimet e rrejshme, manipulimin me prova dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të gjithë ata që i kryen këto vepra do të përballen me ligjin.

    Të gjithë jemi të njëjtë para ligjit, askush nuk ka imunitet të shkelë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë dhe ligje, sepse Kodi jonë Penal, i mirë, na mbron prej tyre.
    Tash për ligjshmërinë e vendimit me ‘arsyetim’ të Haki Abazit, fjalën e ka gjykata civile.

    https://www.facebook.com/eset.berisha/posts/10222575567401705?__xts__%5B0%5D=68.ARB3zYAowuc8wKv4Y3UVZxtygkeWRwsAO8qcEVa26zg1TwRupfSGOJJCAEez5ndOw11YuKohGg1NGSUMjsbwFPJymw7KyH_5QrReH0JV4QrLEtWf1Z-AF5MMggTYDeAcLNc-FFK54gDObRMhD2M75dMQwpkdh3LTZO9OBy6dv34XKesCeRLZaRcJ45TU45uQPsJGPg6drJJ_T1-elA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!