Një vajzë e mitur është bërë nënë në Kosovë gjatë kësaj jave. 15-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën e gjinisë femërore pranë klinikës së Gjinekologjisë së QKUK’së. Gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është stabile.
Detaje për gjendjen e tyre ka dhënë për Express, drejtori i klinikës së Neonatologjisë në QKUK-së, Xhevdet Gojnovci.
Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e foshnjës dhe nënës është e mirë.
“Nëna ka lindur në moshën 15 vjeçare, në gjendje të mirë shëndetësore, është lindje normale, e gjinisë femër. Nëna ka vendosur të përkujdeset vet për foshnjën, se ka probleme me bashkëshoritn, dhe është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Gojonovci, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.