Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Qeverisë dhe të Kuvendit pak minuta para se të nisë “test protesta” e paralajmëruar në ora 17:00.
Një numër policësh janë vendosur në sheshin “Skenderbeu” para ndërtesës së Qeverisë dhe asaj të Kuvendit, shkruan Reporteri.
Ndërkohë, aty vërehen edhe disa pjesëtarë të KFOR-it.
Prova për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 dhe të realizohet deri në orën 19:00. Ajo do të mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”. Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.
Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.