Kur ka mbetur edhe një ditë deri në përfundimin e afatit për shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, interesimi lidhur me atë se çka do të përmbajë ky vendim është shumë i madh.
Interesimi i madh i qytetarëve në orët fundit që kanë mbetur deri tek shpallja e aktgjykimit ka stërngarkuar uebfaqen e këtij institucioni, saqë ajo tani është jashtë funksionit, shkruan Reporteri.
Qasja në uebfaqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për momentin është vështirësuar. Siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë, ajo aktualisht është jashtë funksionit.
Gjykata Kushtetuese pritet që më së largu të dalë me një vendim lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin Avdullah Hoti nga LDK është mandatuar si kandidat për kryeministër. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.