I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses lidhur me dekretimin e tij nga ana e presidentit Thaçit.
Hoti ka thënë se mirëpret vendimin e Kushtetueses, gjersa ka bërë thirrje për respektim të rendit institucional, shkruan Reporteri.net
“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike”, ka shkruar Hoti.