Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.
Thaçi ka kërkuar nga të gjitha partitë politike dhe liderët institucional që të respektohet vendimi i Kushtetuese.
Ai ka kërkuar që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja të Kosovës.
Thaçi ka thënë se rrethanat në të cilat ndodhet Kosova kërkojnë që sa më parë vendi të ketë një qeveri funksionale e efikase, shkruan Reporteri.
“Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jetë në përputhje me kushtetutën. Kjo u konfirmua edhe mbrëmë. Duhet që sa më parë të formohet Qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale dhe efikase. U bëj thirrje të gjitha insitucioneve, partive politike të zbatojnë dhe respektojnë vendimet e Kushtetueses. Duhet ta ruajmë rendin Kushtetues, paqen dhe stabilitetin”, u shpreh ndër të tjera Thaçi në një adresim para mediave. /Reporteri.net