Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u interpretua ligjshmëria e dekretit për mandatarin, para mediave ka folur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa tha se sot gjatë ditës kanë takim konsultativ me organet e partisë, derisa, shtoi se seanca për votimin e qeverisë në krye me Avdullah Hotin sipas të gjitha gjasave do të thirret për nesër.
“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë para mediave Mustafa, raporton T7.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur me shumicë të votave në kryesi të partisë, Avdullah Hotin si mandatar për krijimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.
Megjithatë, në LDK ende nuk kanë vendosur për emrat që do të propozojnë për ministra. Tashmë kjo parti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, Listën Serbe e minoritetet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.