×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Nenad Rashiq: Qeveria Hoti do të jetë e dobët dhe afatshkurtër

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 11:35

    Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Nenad Rashiq, ka thënë se është ndjerë i suprizuar me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës përmes të cilit i jepet drita e gjelbër dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të Kosovës.


    “Më duhet të them që jam i suprizuar”, ka thënë Rashiq raporton Kosovo Online, duke shtuar se pas këtij vendimi do të dëmtohet rëndë autoriteti i Gjykatës Kushtetuese.

    Rashiq ka treguar se pritjet e tij kanë qenë që vendimi të jetë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më tej ai ka thënë se qeveria që do ta drejtojë Avdullah Hoti do të jetë shumë e dobët dhe afatshkurtër.

    Ish-këshilltari i Kurtit ka thënë se pas këtij vendimi janë dy rrugë, rezistenca pasive apo pranimi i një vendimi të tillë duke shprehur pakënaqësi të mëdha dhe rezistenca aktive që sipas tij mund të manifestohet në mënyra të ndryshme.

    Kurti kishte marrë vendim për shkarkimin e Nenad Rashiqit nga pozita e këshilltari të tij dhe nga ajo e drejtorit për çështjen e komuniteteve pas aktakuzës së ngritur ndaj tij për aktivitetin e ushtruar në Komitetin Qeveritar për Privatizim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!