×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Vjosa Osmani është juriste e përgjegjshme, e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 13:12

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një prononcim për medie tha se kanë diskutuar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.


    Ai tha se Osmani është kryetare e Kuvendit dhe një juriste e përgjegjshme dhe se ajo i respekton vendimet e Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    Gashi bëri të ditur se kërkesën për seancën për votimin e Qeverisë do ta bëjnë pas publikimit të Aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja për mandatarin.

    LDK ka mbledhur kryesinë e partisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatimin për kryeministër të Avdullah Hotit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!