Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Qeverisë së re pa zgjedhje të reja.
Në një prononcim për Klan Kosovën, Apostolova shprehet se zbatimi i këtij vendimi nga akterët politikë, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.
”Këtu bëhet fjalë për respektimin e një elementi kyq të sundimit të ligjit”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses, reagoi edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila kërkoi nga të gjitha institucionet dhe partitë politike në Kosovë që të pranojnë këtë vendim.
Në reagim u kërkua që të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.