Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve, shkruan Reporteri.net.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese të enjten ka vendosur në favor të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3042322422480677/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARA0EQPelDMr7mkQoKrZ4eOdcBzvm1q0CnwPFw6MeiDBISB_oCumRvVcGqzUSJt7181mL3h-sC0pOf6CHsy-nE5YwUjtB7pJ8J52ximmDxkU_4T0rmWGkXSNuaTtvsVSlICO7zGU8BLec5-cVM7AeQu1nbR_qfcAzYDSgX349DN_8kd3TaBufVwLGBjjFfzdaJc0hEjYGiq7gBgz9bef9cX6FmEPFIcxV_FVAnWn6AeHXiDOc5EdZY-sVJ25U67NpsRLeD2EWvUze_luiRGw1fuxi28yKuM-ZNNZegitRhcr6RrAEwRZJoJJdKn8FLeyOfPam8Nw_KAuqHjY8c6FTnr5JvR1&__tn__=-R
/Reporteri.net/