×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Vendimi i Kushtetueses është i qartë dhe i drejtë, të vendosin deputetët se a duan qeveri të re apo duan zgjedhje

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 20:17

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.


    Ai ka thënë se ka lexuar përmbajtjen e vendimit dhe konsideron që është vendim i qartë dhe i drejtë.

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/718369522314026/

    Pacolli tutje ka thënë se zgjidhja e problemit është kthyer aty ku e ka vendin, në Kuvendin e Kosovës.

    “Zgjidhja e problemit është kthyer praktikisht aty ku e ka vendin, aty ku e ka shtëpinë, është kthyer në Kuvendin e Kosovës dhe të vendosin përfaqësuesit e qytetarëve se a duan qeveri të re apo do votojnë kundër kësaj qeverie dhe kjo do të thotë se drejtpërdrejtë do të shkohet në zgjedhje.”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!