Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në intervistën për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka komentuar deklaratat e famshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se Shtëpia e Bardhë është adresa ku me thika në duar do ta copëtojnë Kosovën.
Sipas tij kjo deklaratë nuk është mirë të thuhet sepse në Shtëpinë e Bardhë ka njerëz të cilët janë emocionalisht të lidhur me çështjen.
https://www.facebook.com/reporteri/videos/718369522314026/
“Ju e dini se këtu kanë vdekur shumë ushtarë amerikanë të cilët kanë qenë duke mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe në mbrojtjen e këtij shteti. Ky shtet sot është formuar duke iu falënderuar vullnetit të qytetarëve të Kosovës por edhe miqve tanë klasik që janë SHBA dhe bota perëndimore evropiane.”, ka thënë Pacolli për Reporteri.net.
Tutje ai ka shtuar se kushdo që ka dyshim në ndihmën e SHBA-ve, nuk është në anën e drejtë sepse sipas tij jo rastësisht kemi sot një bazë ushtarake të qëndrueshme në Kosovë dhe të thuash se zyrtarët amerikanë nuk janë Amerika është e padinjitetshme.
Kryetari i AKR-së ka thënë po ashtu se qytetarët duhet t’u besojnë amerikanëve kur thonë se nuk kanë parë asnjë dokument, asnjë hartë që janë ndërruar kufijtë e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.