×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Boiken Abazi tregon se do të marrë pjesë Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri

    Reporteri
    29 Maj 2020 | 22:34

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka folur për mundësinë që kjo lëvizje të bëhet pjesë e garës zgjedhore në Shqipëri, e veçanërisht në ato që tashmë po afrohen atje.


    Në një intervistë për Syri TV ai u pyet për mundësinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe përafrimet me ndonjë parti.

    “Se pari dua të shpjegoj se nuk kemi dalë për teatrin nuk e kemi pyetur askend në Kosovë. Sa i përket zgjedhjeve mendoj se është shumë herët për të folur. Për ne është herët, për të folur për këtë gjë”, ka thënë ai.

    Ai ka ftuar njerëzit që, siç ka thënë ai, janë të pakënaqur me pushtetin në Tiranë, t’iu bashkohen në lëvizje. Madje ka ftuar edhe socialistët e pakënaqur me Edi Ramën, që t’iu bashkohen.

    “Socialistët e përgjegjshëm që janë kundra kapjes së shtetit nga kjo mazhorancë mund t’i bashkohen Vetëvendosjes. I mirëpresim”, u shpreh Bojken Abazi në intervistë, shkruan Syri TV.

    Lidhur me shembjen e Teatrit dhe dhunës policore ndaj artistëve, gazetarëve dhe qytetarëve, Abazi u shpreh se, përgjegjësit “duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe politike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!