Lidhja Demokratike ka vendosur ta presë Aktgjykimin e plotë për mandatarin, përpara se të ndërmarrë nismën për seancën parlamentare në të cilën synon ta formojë Qeverinë e re. E me qëllimin që kjo pengesë t’i hiqet LDK-së, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të punojnë edhe gjatë vikendit.
Në Kushtetuese kanë treguar se më së largu të hënën, Aktgjykimi i plotë do të jetë gati, shkruan KOHA.
“Gjatë trajtimit të rasteve me prioritet dhe për shkak të rëndësisë që ka ky aktgjykim për zhvillimet aktuale në vend, gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë punën në finalizimin e përmbajtjes së plotë të aktgjykimit edhe gjatë ditëve të vikendit, kur edhe pritet të publikohet aktgjykimi (ose më së largu në fillim të javës së ardhshme)”, thuhet në një përgjigje që Kushtetuesja ia ka dhënë “Kohës Ditore”.
Nëpërmjet Aktgjykimit, përfundimet e të cilit i ka publikuar në orën 22:29 të së enjtes, Gjykata e ka shpallur kushtetues Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kandidati i propozuar i LDK-së, Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.