×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i lartë i VV-së: Ne kemi zbuluar formulën e fitorës që liderët e tjerë nuk e kanë

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 18:56

    Zyrtari i lartë nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka thënën se Vetëvendosja e ka ndryshuar politikën në Kosovë.


    Sipas Zaimit VV-ja nuk është koncept i politikës së re por edhe koncept i ri për politikën, shkruan Reporteri.net

    Tutje Zaimi thotë se LVV-ja ka zbuluar formulën e fitores së që Hashimi, Kadria, Isa, Ramushi dhe Fatmiri nuk e kanë, pavarsisht këshilltarëve që kanë afër.

    “Vetëvendosja nuk është thjesht koncept i politikës së re, por është koncept i ri për politikën.Meqenëse ka teoricienë që thonë se politika është vazhdim i luftës pa mjete ushtarake, mund të themi për analogji se Vetëvendosja e ka ndryshuar politikën në Kosovë, ashtu si bomba bërthamore e ka ndryshuar pakthyeshmërisht artin e luftës në botë. Pasi arrihet sasia maksimale e fuqisë, investimi nis të drejtohet i gjithi kah precizioni.Kështu puna në politikë, Vetëvendosja ka arritur mbështetjen maksimale, ajo tash është e fokusuar në precizionin e ndërhyrjeve të saj.S’ka PDK e LDK, e Hashim e Kadri e Isë e Ramush e Fatmir që e ndal Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosja ka zbuluar formulën e fitores që ata nuk e kanë, pavarësisht këshilltarëve, lobingjeve e mediave që blejnë”, ka shkruar Zaimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!