Vdekjet nga epidemia e COVID-19 në Itali u rritën me 111 të shtunën, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga kur shpërthimi u shfaq më 21 shkurt tani qëndron në 33.340.
Ndërkohë numri i rasteve të konfirmuara arrin në 232.664, numri më i lartë i gjashtë global, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Spanjës, Britanisë dhe Brazilit.
Siç thuhet më tej, njerëzit e regjistruar që aktualisht bartin sëmundjen ra në 43.691 nga 46.175 një ditë më parë.
Agjencia tha se 2.405 milionë njerëz ishin testuar për virusin kundër 2.369 milionë të premten, nga një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh.
Rajoni i vogël qendror i Abruzzo nuk dha të dhëna të reja të shtunën, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.