×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku thotë se do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 23:16

    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt.


    Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini thotë se sa ka qenë në krye të komunës ka bërë shumë punë por edhe shumë të tjerë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë.

    “Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, tha ai.

    Lushtaku thotë se ia ka lëshuar Bekim Jasharit pozitën e kryetarit por në zgjedhjet e ardhshme lokale ka vendosur të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës.

    “Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!