Protestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd kanë vazhduar edhe në orët e para të së dielës në Shtetet e Bashkuara. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Indianapolis.
Lajmin për sulmin me armë e konfirmoi komandanti i policisë lokale, Randal Taylor. Policia është duke e hetuar rastin dhe i ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë larg zonave ku po protestohet.
Taylor gjithashtu njoftoi se në protestat që po mbahen në këtë qytet lëndime të lehta ka pësuar edhe një zyrtar policor, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, së paku 25 qytete në 16 shtete kanë vendosur orë policore. Garda Kombëtare është aktivizuar në mbi dhjetë shtete dhe në kryeqytetin amerikan.
Në mesin e qyteteve që janë vendosur nën orë policore janë: Los Angeles, Chicago, Denver, Miami, Atlanta, Louisville, Minneapolis, Rochester, Columbus, Portland, Columbia dhe Seattle.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.