Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kurbin.
Ngjarja ndodhi në orën 22:17 minuta të në ambjentet e jashtme të një hoteli në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Viktimat e atentatit – Viktimat janë Bujar Lika 37-vjeç dhe Paulin Gjergji 53-vjeç ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pak orë pas ngjarjes.
I plagosur ka mbetur Kreshnik Tusha 21-vjeç.
Si ndodhi atentati – Sipas burimeve dy viktimat kanë qenë bashkë ulur në lokal, në momentin kur janë qëlluar 5 herë me armë zjarri automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar, pasi nga shkëmbimi I zjarrit ka mbetur i plagosur edhe 37 vjecari Kreshnik Tusha , pozicioni i të cilit në ngjarje është ende i pa sqaruar. Viktima Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të agresorëve.
Nga të shtënat 21-vjeçari ka marrë tre plumba ne kofshë dhe pasi i është nënshtruar një operacioni ndodhet jashtë rreziku për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë të hotelit. Një ndihmesë pritet të japë dhe dëshmia e 21-vjeçarit, i cili për shkak të gjëndjes shëndetësore nuk është marre ende ne pyetje nga hetuesit.
Shenjestra e atentatit – Nga të tërësi e veprimeve hetimore dyshohet se Bujar Lika të ketë qenë shenjestra e atentatit. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt, por që Gjykata e Apelit e kishte shpallur të pafajshëm. Në lidhje me ngjaren janë shoqëruar në polici mbi 20 persona të cilët po merren në pyetje si dhe janë sekuestruar gëzhojat e gjetura në vendin ngjarjes.
Pista kryesore e hetimeve – Hetimet e policisë dhe prokurorisë janë përqëndruar tek e shkuara e 37-vjeçarit Bujar Lika, i cili rezulton të ketë qenë dhe shënjestra e këtij atentati me armë zjarri. Një tjetër pistë kryesore është dhe hetimi I përplasjeve të grupeve të njohura dhe kryesore në botën e krimit.