Edhe presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Presidenti thotë se Kurti po i bën përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, dhe po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij me vendimin siç e quan kinse për reciprocitet, Kurti vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.
Postimi i tij:
Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3839321696138161?__xts__%5B0%5D=68.ARCsWcvbr61huK3goV35tWU7XqLiDpGJ1gd5TeUXGRgBbmiLmicDhKUXgjZA3JKXCKkcIATcc-R_FReT2n4v4V0EX95knJ0lMHnZBsin6ml3EMtva459Uas1xfC6pSpCzJAx2BD4fLXlda5m_vqmBN89yLhrMP287rMwljt-4p8fix6AW3FoKmk8XEauW2tpft39qAilpDnx2akQol9SJe73oefNTS3nqfTyzQfuhUzCjaKqBt_bANDJ7ehm_Yw16-EIUF6SDjR9s-oDnxYFQUsHc0TdUB9WJYCRkjaRDf0yenbB9XR6dxr2ESoLRvr9i19YtvcxDYSK2XpAQxnSEA&__tn__=-R