×
  • Lajme
  • Botë

    Arabia Saudite rihap xhaminë e shenjtë të Medinës

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 21:05

    Arabia Saudite njoftoi sot se do të rihapë gradualisht xhaminë e profetit Muhamet në qytetin e Medinës, një nga dy vendet më të shenjta të Islamit, dy muaj pasi u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit.


    Një agjenci shtetërore e ngarkuar për xhamitë tha se faljet do të lejohen në 40% të kapacitetit të saj, mes masave të rrepta.

    Në mars, frika për përhapjen e koronavirusit bëri që autoritetet saudite të ndalonin hyrjen në xhaminë e profetit Muhamet dhe Xhaminë e Madhe në qytetin e Mekës.

    Xhamia e Madhe në Mekë konsiderohet si vendi më i shenjtë në Islam drejt së cilës myslimanët e të gjithë botëns drejtojnë faljet e tyre të përditshme.

    Miliona myslimanë udhëtojnë në Arabinë Saudite çdo vit për të kryer haxhin e vogël, që mund të ndërmerret në çdo kohë gjatë vitit.

    ”Megjithatë, bizneset ku distanca fizike nuk mund të arrihet, si parukierët, klubet dhe kinematë, do të qëndrojnë të mbyllura”, tha Ministria e Brendshme saudite, në një deklaratë të botuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!