Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut që të largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia, të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.
Urdhëresa e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategji8ke (MEPTINIS) hyn në fuqi menjëherë.
Urdhëresa e ministres Hajdari vjen pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja të reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë, sipas së cilave në Kosovë nuk mund të hyjnë maune në dokumentacionet e të cilave nuk shënohet emërtimi Republika e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.