×
  • Lajme
  • Lajme

    Artistët: U hapën kafiteritë, objektet fetare, e neve s’na lejohet të kthehemi në skenë, na lejoni të paktën sallat për prova

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 22:12

    Komuniteti artistik në Kosovë ndihet i diskriminuar me vendimin e fundit të Qeverisë ludhur me heqjen e masave për coronavirus.


    Ky reagim i tyre vjen pasi teatrot dhe kinematë nuk do të hapen as në fazën lehtësuese të masave që fillon nga nesër.

    Ata e shohin si të paarsyeshme që artistët nuk lejohen as të mblidhen në salla për prova të aktiviteteve të tyre, derisa në vend po hapen objektet fetare, kafiteritë e qendrat tregtare.

    Lexoni të plotë reagimin e komunitetit artistik kosovar:

    KËRKOJMĒ RIKTHIMIN NĒ SKENĒ

    REAGIM

    Rrethanat e krijuara në Kosovë dhe gjithandej botës me pandeminë KOVID 19, ka shkaktuar shqetësim të madh edhe tek komuniteti i artistëve tek ne.
    Koha e gjatë në izolim dhe pamundësia e zhvillimit të shumë aktiviteteve të planifikuara artistike, ka bërë që ky komunitet të kufizohet edhe në aspektin e krijimtarisë artistike. Bazuar në gjendjen aktuale dhe fillimin e lehtësimit të masave mbrojtëse, ju bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për krijimin e kushteve për fillimin e veprimtarive artistike në tërë vendin.
    Duke e marrë parasysh vendimin e qeverisë ditë me parë ku ju lejohen tubimet në hapsira publike dhe private hapjen e Xhamive, Kishave, Qendrave tregtare, Trafikun urban, Gastronominë dhe Qerdhet mendojmë që nuk është e arsyeshme që të ju mohohet kjo e drejt artistave .
    Artistët kërkojnë që të lejohen veprimtaritë grupore nëpër salla dhe vende të tjera të përshtatshme për zhvillimin e provave e përgatitjeve të nevojshme artistike.
    Besojmë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, do të gjejnë përgjigje për kërkesën tonë, duke krijuar rrethana të favorshme për artistët.
    Nëse tani nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim, atëherë duhet ta konsiderojmë të dështuar këtë sezon artistik.
    Shpresojmë se së shpejti do të kemi mundësi t’ju kthehemi sallave, skenave të festivaleve dhe mbi të gjitha publikut shqiptar, që e pret me padurim rikthimin e artistëve në skenë.

    Me respekt,
    #DuamTëKthehemiNëSkenë
    #BASHKOHUEDHETI

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!