×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Të merrët vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 22:21

    Një nga figurat kryesore të PDK-së, Xhavit Haliti, ka kërkuar që të merrët vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve.


    Ai ka thënë se “kemi obligim si shtet dhe shoqëri që t’i trajtojmë me prioritet e jo të bëhemi pengesë për sukseset e tyre në të ardhmen”.

    Postimi i plotë i Halitit:

    Krahas masave tjera lehtësuese, sonte do të duhej të merrej vendim që sportistët e sporteve luftarake t’u kthehen stërvitjeve.

    Përderisa deri dje të gjithë jemi krenuar me sukseset e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës…sot kemi obligim si shtet dhe shoqëri që t’i trajtojmë me prioritet e jo të bëhemi pengesë për sukseset e tyre në të ardhmen. XHH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!