×
  • Lajme
  • Lajme

    As Vushtrria nuk i hapë çerdhet sot

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 8:59

    Qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të ditur fazën e tretë të lehtësimit të masave ndaj COVID-19.


    Në këtë fazë parashihet edhe hapja e çerdheve dhe shkollave dhe ky vendim ka ngjallur mjaft reagime, shkruan Reporteri.net.

    Kjo për arsye se sipas komunave, institucionet arsimore nuk janë të gatshme që të rifillojnë procesin mësimor.

    Madje krerët e komunave kanë apeluar tek prindërit që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

    Së fundmi, edhe Komuna e Vushtrrisë, ka njoftuar se pasi situata epidemiologjike nuk është aq e mirë, çerdhet publike dhe private nuk do të hapen sot.

    Ky është njoftimi i plotë:

    https://www.facebook.com/KomunaVushtrri/posts/2776518615909864

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!