Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të jetë në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit. Kjo po e pamundëson prezantimin e kabinetit qeveritar para kryesisë së partisë nga mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti.
Ndonëse dje u tha se të hënën do të mblidhet kryesia e LDK-së, një gjë të tillë po e vë në dyshim shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
“Akoma nuk ka ardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, nga ajo varet gjithçka”, tha Gashi për Kosovapress.
Gjykata Kushtetuese të enjten e javës se kaluar e konsideroi se dekreti që e mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.
Kjo i ka hapur rrugë këtij të fundit që të formojë qeverinë e re bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në, Nismën dhe partitë tjera jo shumicë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.