×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykatat nisin punën, por nuk lejohet prezenca e medieve dhe publikut

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 11:41

    Bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, është marrë vendim që nga sot të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Kosovës.


    Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se duke u bazuar në heqjen e kufizimeve të lëvizjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka marrë vendim që nga sot të fillojë puna në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, por pa prezencën e medieve dhe publikut, duke zbatuar rekomandimet e IKSHP për masat kundër virusit COVID-19.

    “Vendimi i plotë do të publikohet sapo të jetë gati. Anëtarët e KGjK-së, aprovuan draft propozimin për Planin emergjent për menaxhimin e krizës të përgatitur nga Komisioni për Administrimin e Gjykatave dhe Komisioni për Çështje Normative, qëllimi i të cilit është sigurimi i mbarëvajtjes së punës në sistemin gjyqësor të Kosovës duke iu përshtatur rrethanave emergjente. Gjithashtu, ky Plan mund të shërbejë si dokument bazë për menaxhimin e krizave në të ardhmen duke përfshirë situatat e tjera emergjente shëndetësore, katastrofat natyrore apo rrethanave të kërcënimeve të sigurisë.”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!