Një punëtor në Gjakovë ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga çatia e një ndërtese.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Siç bëhet e ditur, i njëjti derisa ishte duke kryer disa punime në demolimin e një çatie është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 4 metrash, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe inspektorati i punës.
Po ashtu në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës e më pas për shkak të lëndimeve ka vazhduar për në QKUK për tretman të vazhdueshëm.
Në konsultim me prokurorin, pronari i firmës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, i cili më pas është liruar në procedurë të rregulltë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.