E dyshuara me iniciale J.J nga Mitrovica e Veriut, është arrestuar të shtunën me urdhër të prokurorit, pasi kishte raportuar rrejshëm në polici për dhunë nga bashkëshorti i saj.
Me rekomandimin e psikiatrit, e dyshuara J.J, nga Mitrovica e Veriut, është arrestuar pasi raportoi se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë në familje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, toger Branislav Radovic, e ka konfirmuar se raportimi ishte i rremë dhe J.J më pas u dërgua edhe në neupsikiatri, shkruan Kossev, transmeton Reporteri.net.
Pas kontrolleve mjekësore, mjeku rekomandoi se J.J. të trajtohet në spital, pasi ajo paraqet rrezik për fëmijët e saj dhe bashkëshortin e saj.
“Më 30 maj 2020, në ora 20:48, baza e stacionit policor në Mitrovicë u informua nga kjo grua serbe e Kosovës se kishte dhunë në familje, në rrugën Anke Spajic. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti dy fëmijë të mitur në shtëpi, pa prezencën e prindërve. Në atë moment mbërriti edhe zonja në fjalë e cila kishte raportuar rrejshëm bashkëshortin e saj për kërcënime dhe ngacmime.”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, vajza e të dyshuarës kishte deklaruar se nuk kishte ngacmim e as dhunë nga babai i saj, por që nëna e saj shpiku gjithçka dhe se ishte ajo e cila po i ngacmonte të gjithë.
E dyshuara J.J, fillimisht kishte refuzuar të shtrihej në spital, pas rekomandimit të mjekut që ajo duhet të ndalohet deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
E dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit që ndodhet në Leposavic, deri në vendimin e ardhshëm të prokurorit./Reporteri.net/