×
  • Lajme
  • Botë

    Thehen dhe plaçkiten dyqanet e “Gucci” dhe “Channel” në New York

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 12:30

    Kaosi po vazhdon në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të protestave që kanë nisur tash e gjashtë ditë.


    Sipas medieve amerikane, deri tanë janë plagosur mbi 50 agjendë të Shërbimit Sekret në përleshjet me protestuesit në Washington DC.

    Gjithashtu, sipas Daily Mail, edhe rastet e plaçkitjeve të dyqaneve janë në rritje. Së fundmi, janë thyer edhe dyqanet e markave të famshme “Channel” dhe “Gucci” në New York, transmeton Reporteri.net.

    Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në mbi gjysmën e shteteve, dhe mbi 4000 persona deri tani thuhet se janë arrestuar vetëm gjatë fundjavës.

    Pranimi i oficerëve të policisë, nuk i ka penguar protestuesit në Filadelfia të hedhin edhe gurë e koktej molotovi në drejtim të tyre.

    Janë bërë gjashtë ditë që kur protestat kanë shpërthyer në të paktën 145 qytetet në të gjithë vendin, protesta këto që nisën pas vrasjes së George Floyd, një person me ngjyrë i cili u vra nga oficeri i policisë në Minneapolis./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!