×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku vendos dhëndrin e ish-ortakut të tij të ‘Riinvest’ në krye të përgatitjes së tenderit mbi 200 milionësh

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 13:26

    Dhëndri i një prej aksionarëve më të mëdhenj të Institutit ‘Riinvest’ raportohet të jetë vendosur në krye të njësisë për zbatimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projektit për ndërtimin e autostradës Kijevë-Zahaq. Pjesë e instituti ‘Riinvest’ kishte qenë edhe vetë Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, deri kur morri post ministror në Qeverinë Kurti.


    Autostrada Kijevë-Zahaq, një nga projektet më të mëdha të këtij viti pritet të nisë shumë shpejt dhe do të kushton 238 milionë euro, projekt ky që financohet nga Banka Evropiane për Investime.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka filluar përgatitjet për shpalljen e tenderit që kjo autostradë të fillon punimet, madje është përcaktuar Njësia për zbatim të projektit, menaxhim, mbikëqyr dhe përgatit referencat për tender.

    Në krye të kësaj njësie implementuese të këtij projekti milionësh, Gazeta Metro ka mësuar se ministri Abdixhiku ka vendosur Gjynejt Mustafen.

    Siç shkruan ky medium, Gjynejt Mustafa është dhëndri i Rasim Merlakut, biznesmenit të njohur kosovar që zotëron dhe është pronar i lagjes së famshme luksoze Marigona në Çakllavicë dhe pronar/aksionarë në Kolegjin ‘Riinvest’.

    Në bizneset e Rasim Merlakut ka punuar edhe vetë ministri në detyrë, Lumir Abdixhiku, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv i këtij institutiti dhe ligjërues prej vitit 2005.

    Madje, në një nga deklarimet e pasurisë së tij, Abdixhiku, para se të mërrë postin ministror, kishte pohuar se është edhe aksionarë në ‘Riinvest’ së bashku me Rasim Merlakun.

    Projekti i kësaj autostrade dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it, ku në nenin 7 të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime është i përmendur edhe ‘Konflikti i Interesave’.

    Në nenin 7.1 të kësaj marrëveshje thuhet konflikt interesi kemi kur përfshihet familja, jeta emocionale apo interesi ekonomik ose ndonjë interes tjetër të ndarë me një palë tjetër.

    “Konflikt Interesi kemi atëherë kur ushtrimi i paanshëm dhe objektiv i funksioneve të cilitdo person sipas kësaj Marrëveshjeje është kompromentuar për arsye që përfshijnë familjen, jetën emocionale, afinitetin politik ose kombëtar, interesin ekonomik ose ndonjë interes tjetër të ndarë me një palë tjetër, përfshirë këtu edhe Konsulentin”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar.

    Gazeta Metro shkruan se ka kontaktuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës, divizionin për komunikim me publikun, por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!