Dy persona kanë vdekur dhe një polic është lënduar gjatë një vargu të të shtënave gjatë natës së kaluar në Iowa të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet njoftuan gjatë një konference se policët në Davenport ë Iowa-s janë sulmuar në pritë nga disa persona të dhunshëm gjatë natës, shkruan “CNN”.
Komandanti i policisë në Davenport, Paul Sikorski, tha se tre policë ishin duke patrulluar në qytet kur ranë në pritë dhe aty u shkëmbyen disa valë të të shtënave. Policia i ka arrestuar disa persona që fillimisht ikën nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Sikorski tha se policia ka reaguar në dhjetëra incidente në qytet, ku ishin të përfshirë personat e dhunshëm dhe ku ka pasur të shtëna me armë. Ai njoftoi se gjithsej katër persona janë qëlluar dhe dy kanë vdekur.
Kryetari i këtij qyteti, Mike Mateson, tha se ai do ta zbatojë orën policore gjatë natës dhe do të kërkojë nga guvernatori Kim Reynolds për ta angazhuar Gardën Kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.