Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në pritje të aktvendimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e mandatarit në mënyrë që të vazhdojë me procedurat tjera për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Lidhur me këtë për Front Online, ka folur nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu.
I pyetur se a i kanë numrat për votimin e Qeverisë Hoti, Veliu shkurt tha se e kanë shumicën dhe se po e presin vendimin e Gjykatës.
“E kemi shumicën, ne po e presim aktgjykimin në tërësi, në momentin që e marrim ne vazhdojmë me procedurat e mëtutjeshme”, deklaroi Veliu për Front Online.
Ndërsa i pyetur se a do të jetë sërish ministër në Qeverinë “Hoti”, Veliu nuk ka pranuar të flasë edhe pse emri i tij është lakuar në media se do të jetë sërish ministër i Punëve të Brendshme, pasi që u shkarkua nga kjo pozitë muaj më parë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
E shkarkimi i Agim Veliut, nga ky post rezultoi me prishjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kjo e fundit ngriti mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë “Kurti”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.