×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Sa më parë të krijohet qeveria e re, Kosova nuk ka kohë për të humbur

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 16:30

    Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur edhe një here për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku ka pohuar se sot e ka pranuar të plotë dekretin.


    Ai ka thënë se vendimi i Kushtetueses dëshmoi edhe një here se në Kosovë funksionojnë me sukses institucionet e pavarura.

    Presidenti tha se tani është hapur rruga për formimin e qeverisë dhe shpreson që të hapet kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim, shkruan Reporteri.net.

    “Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarrë që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe mbi të gjitha është e rëndësishme që të respektohet rendi kushtetues e ligjor i Republikës së Kosovës. Pres që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisja, na duhet institucione që lëvizin gjërat përpara me prioritete të qarta. Ftoj partitë dhe të nominuarin për kryeministër të marrin përgjegjësitë. Kosova ka humbur kohë duke ndërruar shumë qeveri e kryeministra. Në shikim të parë duket se partitë kanë fituar, por shoqëria kosovare është dëmtuar si në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm”, tha ai.

    Ai më tej tha se është koha për reflektim, stabilitet, unitet dhe për rimëkëmbjen ekonomike.
    “Koha të përqendrohemi, të vazhdojmë reformat në gjithë sektorët e jetës. Dy hapa janë urgjent, te mbesim të kujdesshëm në përballje me pandeminë. Tjetra është rimëkëmbja ekonomike e vendit. Qeveria e re pa vonesë duhet ta prezantojë planin e rimëkëmbjes ekonomike. Pushtet e opozitë, komuniteti i biznesit të punojnë së bashku për një plan ekonomik, që të ndihmohen punëtorët, tregtia, biznesi dhe gjithë shoqëria”, tha presidenti.
    Thaçi tha se në të njejtën kohë duhet të mbajmë synimin për anëtarësim në NATO dhe BE.
    Poashtu tha se duhet të punohet në forcimin e sundimin të ligjit, të sigurisë dhe mbrojtjes, të luftohet korrupsioni e krimi i organizuar, të promovohet dialogu dhe bashkëpunimin rajonal”, tha ai.
    Thaçi poashtu kërkoi nga BE të liberalizoj vizat për kosovarët.
    “Të merret vendimi për liberalizimine e ziave, të hiqet izolimi për qytetarët, dhe shtetin e Kosovës nga BE.
    Presidenti në fund tha se duhet të ruhet edhe partneriteti me Amerikën.
    “Të ruajmë marrëdhëniet dhe partneritetin e përjetshëm me SHBA-të”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!