Ministria e Punëve të Brenshme dhe Administratës Publike ka reaguar lidhur me disa raportime për mbyllje të pikës kufitare në Vërmicë.
Zëdhënësja e MPBAP, Rroksana Qarri, ka thënë për Reporteri.net se pika kufitare në fjalë është e hapur dhe funksionon ashtu siç parashihet me vendimin e Qeverisë.
“Lajmi i publikuar në disa media se është mbyllur pika kufitare në Vermicë nuk është i vërtetë. Pika e apostrofuar kufitare është e hapur dhe funksionon ashtu si parashihet me Vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Qarri.
Ndërkohë, është raportuar për disa probleme në këtë pikë kufitare, pasi menjëherë pati fluks të madh veturash dhe mjetesh të tjera nga Kosova në Shqipëri por edhe anasjelltas.
Sidoqoftë, MBPAP njoftoi më herët se është pezulluar procesi i dezinfektimit të mauneve që hyjnë në Kosovë, e cila gjë bëhej vazhdimisht kohën e fundit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.