×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë të përmendurit për ministra – kush do të jetë më fatlumi në fund

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 17:47

    Menjehërë pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për krijimin e qeverisë së re, partitë që tashmë kanë krijuar koalicion për bashkëqeverisje, LDK, AAK dhe Nisma kanë nisur përzgjedhjen e emrave të qeverisë së re, e cila do të jetë nën udhëheqjen e Avdullah Hotit.


    Qeveria e re e cila pritet të votohet të mërkurën, ka emra të rinj për pozitat e ministrave. Seanca për votimin e Qeverisë Hoti pritet të mbahet të mërkurën në ora 11:00, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet kryesia e partisë, nga ku edhe do të deklarohen për emrat e ministrave.

    Sipas burimeve të Reporteri.net, Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthejë Agim Veliun në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe disa nga emrat që ishin ministra në qeverinë Kurti, do të ndërrojnë ministritë. Madje, ka të atillë që nga pozita e ministrit kalon në zëvendëskryeministër.

    Këta janë të përmendurit për ministra dhe zëvendëskryeministra nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

    Hykmete Bajrami – Zëvendëskryeministre

    Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

    Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës

    Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë

    Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

    Besian Mustafa – Ministër i Integrimeve Evropiane

    Valbon Krasniqi – Ministër i Shëndetësisë

    Lumir Abdixhiku – Ministër i Financave

    Edhe nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të ketë emra të rinj të ministrave për Qeverinë Hoti:

    Besnik Tahiri – zëvendëskryeministër

    Meliza Haradinaj – Stublla – Ministre e Jashtme

    Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

    Ramë Likaj – Ministër i Arsimit

    Blerim Kuqi – Ministria për Ekonomi, Punësim, Tregti, Inovacione, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që pritet t’i drejtojë Nisma Socialdemokrate në qeverinë Hoti.

    Ministrat e propozuar nga Nisma janë Skënder Reçica që do drejtojë dikasterin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Vesel Krasniqi atë të Tregtisë dhe Industrisë.

    Qeveria Hoti është paraparë t’i ketë 16 ministri dhe përveç ministrive nga partitë shqiptare, ministri do të kenë edhe serbët dhe minoritetet e tjera, shkruan Reporteri.net.

    Në anën tjetër, sot Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për Kryeministër.

    Kushtetuesja i ka hapur rrugë krijimit të Qeverisë Hoti, pasi vlerësoi se partia e dytë e dalë nga zgjedhjet ka mundësi që të krijojë institucionet e reja qeveritare, pas votimit të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë.

    Po ashtu, Kushtetuesja pohon se Lëvizja Vetëvendosje, e cila çoi lenden në këtë Gjykatë, me mos përgjigjen e Presidentit për mandatarin mund të konsiderohet se ka refuzuar të marrë mandatin e ri për krijimin e qeverisë së re. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!